Mbyllet Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” është mbyllur bëjnë të ditur burime të portalit FrontOnline.

Sipas burimeve Aeroporti nuk është mbyllur për shkak të grevës por për shkak të vendimi të fundit të menxhmentit.

“Po është e vërtet që eshtë mbyllë aeroporti, por  jo për shkak të grevës. Aeroporti është mbyllë për shkak se menaxhmeti ka marrë puntor të pa kualifikuar  dhe ka dërguar nëpër vende të punës, dhe Autoriteti i Avionit Civil pas kontrollit ka marrë këtë vendim” bëjnë të ditur burime të FrontOnline.

Reklama e sponzorizuar

Portali ka tentuar të marrë edhe një përgjigje zyrtare nga zyrtarët për informim të aeroportit por ata nuk kanë dashur të flasin lidhur me këtë, zëdhënsja Valentina Gara ka thënë së në ora 14:00 do të dalin në një konferenc për media.

“Në ora 14:00 kemi konferenc për mëdia, shihemi aty” ka thënë Gara.

Portali ende nuk ka arritur ta marre konfirmimin e Autoritetit të Aviacionit Civil, por do t’iu njoftoj me detaje te reja.