Dje në Lipjan është arrestuar një person për tregti të ndaluar në Kosovë. Pronar i një pompe benzine.
Bëhet fjalë për naftën që e shiste, e s’i përkiste parametrave që kërkohen.
“Pas hetimeve të vazhdueshme policore dhe inspektimit nga inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është konstatuar se në një pompë të derivateve nafta e cila shitet aty është në kundërshtim me parametrat e lejuar të shitjes, andaj janë bllokuar pikat e shitjes së naftës. I dyshuari mashkull K/Shqiptar është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ndërruar derivatet me qëllim që mostrat e radhës të dalin në rregull, me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.