16 punëtorë kanë humbur jetën, si pasojë e lëndimeve në vend të punës, deklaron Sindikata e punëtorëve në sektorin privat.
Shumë të tjerë kanë mbetur të paaftë për punë, për shkak të lëndimeve që kanë marrë në vend të punës, raporton TV Arta. Ata përmes një reagimi, kanë kritikuar qeveritarët që rritën pagat e tyre 5 herë, derisa e punëtorëve në sektorin privat kryesisht në ndërtimtari vazhdon të mbetet nga 130 deri në 170 euro.
Sipas tyre, Komisioni Evropian ka dhënë miliona euro për inspektoratin e punës, por i cili sipas tyre, vazhdon të mos veprojë për të kërkuar zbatim të të drejtave të punëtorëve.
Duke iu drejtuar qeveritarëve, sindikata e punëtorëve thotë se derisa disa nga familjet e punëtorëve nuk kanë para as për varrim, qeveria ndan mjete për çështje shëndetësore për njerëzit më të pasur në Kosovë.
Në fund të mesazhit, thuhet se sindikata ka një opsion për këta liderë, tani që zgjedhjet e reja janë afër.