Një aksion i gjerë i policisë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda po zhvillohet në Brezovicë.
Cak i aksionit janë edhe vilat e personaliteteve të njohura në Kosovë, si politikanë dhe persona të tjerë publikë. Njëri nga ta thuhet se është pronar mediesh.
Lajmin për aksionin e Policisë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani ka njoftuar se me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është duke u zhvilluar një operacion, mirëpo, për detaje ka thënë se do të njoftojnë më vonë, shkruan Sinjali.
“Mund të konfirmojmë se me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është duke u zhvilluar një operacion në ketë rajon në bashkëpunim edhe me institucione të tjera relevante. Për detaje ju njoftojmë më vonë”, tha Kelani.
Ndërsa, zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizaj, Mehmetali Hajdini, tha se aksioni po zhvillohet edhe në Brezovicë
“Aksioni po zhvillohet nga njësia e hetimeve të krimeve të rënda edhe në rajonin e Brezovicës. Ka të bëjë për ndotje dhe degradim të ambinetit në Brezovicë, konkretisht në pjesën e parkut nacional Sharr.