Një pagesë po obligohen ta bëjnë të gjithë mësimdhënësit që duan të përfitojnë kompensimin e punës gjatë viteve ’90.
Atyre, Ministria e Punës po ua kërkon vërtetimin për tatimin në pronë.
Kjo ka shfaqur pakënaqësi tek sindikalistët e arsimit.
Ata thonë se ky dokumentacion shtesë i vështirëson aplikimin mësimdhënësve të cilët tashmë ndodhën në pension.
Ndërsa në Ministrinë e Punës kanë thënë se kjo kërkesë është normale, dhe se nuk është procedurë që i ngarkon pasi kanë nevojë për identifikimin e adresave.
Mësimdhënësit e pensionuar mund të aplikojnë nga 15 gushti për shtesat që ju takojnë.