Vazhdon kontrabandimi i mallrave në veri të Kosovës

Kontrabanduesit lëvizin lirshëm me mallrat e tyre në veri të Kosovës, duke mos u penguar nga askush.

Siç raporton RTK, grupet kontrabanduese udhëhiqen nga Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radojçiq. Ndërsa pjesë e këtij grupi, është edhe njëri nga udhëheqësit e Policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojiç.

Një dëshmitar ka thënë për RTK se zyrtari i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiç, uniformen e Policisë së Kosovës e mban vetëm për kamuflim, për të mundësuar aktivitetet e tij kontrabanduese.

Reklama e sponzorizuar

Sipas RTK-së, Bojiç i raporton direkt presidentin të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Bojiq ka pasur në vazhdimësi probleme me ligjin në Kosovës, ndërsa djali i tij është i përfshirë në shumë vepra penale.