Wizz Air do të fillojë me një linjë të re nga Prishtina

Aviokompania me kosto të ulët Wizz Air do të filloj me fluturime midis Vjenës dhe Prishtinës këtë sezon të dimrit, mëson Buletini Ekonomik.

Fluturimet do të bëhen katër herë në javë duke filluar nga 18 dhjetori, çdo të hënë, mërkurë, premte dhe të diele.

Njoftimi vjen vetëm disa javë pasi Eurowings planifikoi një shërbim të ri nga kryeqyteti austriak për në Prishtinë nga ky nëntor.

Reklama e sponzorizuar

Vjena do të bëhet destinacioni i gjashtë i Wizz Air nga Kosova, duke plotësuar fluturimet ekzistuese për në Bazel, Budapest, Dortmund, London Luton dhe Memmingen.