Mandati i ministrit të Inovacionit ka përfunduar tash e një muaj.
Mirëpo, kjo nuk e ka penguar Muzafer Shalën e PDK-së që nga ministria që ai drejton të ndajë një fond prej 4 milionë eurosh për bizneset, raporton KTV.
Sipas tij, askush nuk e pengon atë të bëjë një gjë të tillë.
Ai ka shtuar se ky projekt është i vitit të kaluar, por që zbatohet tani.
Por, sipas njohësit të çështjeve politike Rasim Alijaj, mandati i ministrit ka përfunduar së bashku me atë të kryeministrit.
Madje, Alijaj thotë se ky vendim është fushatë politike.
Në anën tjetër, Kosova ende nuk e ka ligj për Qeverinë që do të mund të saktësonte se çfarë kompetenca ka një qeveri në largim.
E kjo është arsyeja pse partitë në pushtet, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi po e keqpërdorin pozitën e tyre.
Për kompetencat e Qeverisë në largim, nga Gjykata Kushtetuese ka kërkuar përgjigje edhe Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.
E kërkesën e tij e shpalli të papranueshme ky institucion, duke mbetur pa përgjigje.