Maqedonia Veriore heq ndalesën e eksportit të peshkut nga Kosova

Republika e Maqedonisë Veriore ka marrë vendimin për eliminimin e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova, kjo pasi që ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, iu ka përgjigjur me masa reciproke, duke ndaluar mjaltin dhe pataten e këtij shteti të futet në Kosovë.

Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, ka reflektuar, duke eliminuar ndalesën e peshkut pas takimit që kanë pasur të dyja palët.

Pas këtij vendimi nga Maqedonia e Veriut, pritet edhe ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ta heqë ndalesën për mjaltin dhe patatet nga Maqedonia e Veriut.

Reklama e sponzorizuar