Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për siç thotë kjo organizatë, keqpërdorimin e vazhdueshëm të statusit të veteranit të luftës së UÇK-së.
Që nga koha e marrjes së materialeve nga prokuroria, OVL e UÇK-së thotë se ka pasur dhe ka indikacione nga terreni se janë lëshuar dhe po lëshohen edhe më tutje certifikata të reja të statusit të veteranit.
“Si OVL UÇK, i ftojmë të gjithë që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, dukuri e cila në kohën e fundit është duke u shpeshtuar, sepse kjo është e pakuptimtë në kohën kur jemi në procesin e hetimeve nga prokuroria”, thuhet në reagimin e OVL së UÇK-së.
Nga Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizata e veteranëve të luftës, kërkojnë që ta parandalojë dukurinë e lëshimit të certifikatave, të cilat edhe ashtu e kanë komprometuar procesit dhe vet statusin e veteranit. /KsP/