Papunësi ekstreme tek të rinjtë në Kosovë të moshës 15 deri 24 vjeç

Papunësia në Kosovë vazhdon të jetë një ndër problemet kyçe tek të rinjtë kosovarë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Anketën e Fuqisë Punëtore në vendin tonë për tremujorin e dytë të 2019-tës.

Sipas këtij raporti, pothuajse dy të tretat e popullsisë së Kosovës janë në moshë pune, prej moshës 16 deri në 64 vjeç, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Mirëpo, popullsia në moshë pune në vendin tonë pritet të rritet edhe gjatë 10 vjetëshit të ardhshëm, për arsye se siç e dijmë Kosova është ndër vendet me popullsinë më të re në Evropë.

Popullsia në moshë pune tek kosovarët arrinë shifrën e 1 milion e 198 mijë e 308 personave, prej tyre 600 mijë e 61 veta janë meshkuj ndërsa 598 mijë e 247 janë femra.

Ndërkaq, si fuqi punëtore prej moshës 16-64 vjeç cilësohen gjithsej 478 mijë e 652 persona aktivë, kurse persona joaktivë por që janë në moshë pune janë rreth 241 mijë persona më shumë sesa ata aktivë, pra 719 mijë e 656 janë persona joaktivë.

Si të punësuar në Kosovë figurojnë 357 mijë e 340 persona nga mosha 16 deri 64 vjeç, duke pri meshkujt që zënë shifrën e 275 mijë e 278 të rinjëve që kanë tashmë një punë, ndërsa femrat më një numër të të punësuarave deri në 82 mijë e 62.

Miëpo, përkundër shifrave të të punësuarëve, ende rreth 121 mijë e 312 persona të cilët mund të punojnë vazhdojnë të mbesin të papunë.

Megjithkëtë, Kosova me popullsinë më të re në rajon numëron 80 mijë e 916 të rinj, që janë fuqi punëtore vetëm prej moshës 16 deri në 24 vjeç.

E prej tyre, të punësuar figurojnë 41 mijë e 201 persona, ndërsa si të papunë janë ende 39 mijë e 714 të rinj.

Në mesin e fuqisë punëtore, papunësia më e lartë vazhdon të mbetet tek femrat në krahasim më meshkujt.

“Shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 13.7 %, krahasuar me 45.9 % për meshkujt”, thuhet më tutje në këtë raport. /Buletini Ekonomik/