Rruga që çon në njërën nga bjeshkët më të bukura të Pejës së shpejti do asfaltohet. Në mënyrë që qasja në Melishevc të jetë më e lehtë për tashmë kanë përfunduar procedurat e prokurimit për asfaltimin e saj.
Komuna e Pejës ka nënshkruar kontratën për asfaltimi i rrugës Lumbardh – Milishevc, faza e dytë, me grupin e operatorëve ekonomik ILEAA-GR SH.P.K. dhe Infra-Plus SH.P.K.
Kjo fazë e ndërtimit të kësaj rruge Pejës do t’i kushtojë rreth 1 milion euro (822.902,45), raporton Ndërtimi.info.
Për këtë kontratë, për të cilën Komuna e Pejës kishte parashikuar të kushtojë 875 mijë e 811 euro, ishin pranuar 7 tenderë, ndërsa tre prej tyre ishin vlerësuar sit ë përgjegjshëm. Nga këta tenderë, çmimi më I lartë I ofruara ishte 964 mijë e 399 euro.