Shoqëria civile thotë se korrupsioni nuk luftohet nga partitë politike

Korrupsioni nuk luftohet me pakt të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, kështu vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, që mbikëqyrin sistemin e drejtësisë në vend.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Kosova ka infrastrukturë të mjaftueshme ligjore për luftimin e korrupsionit.

IKD-ja kërkon nga politika që të mos ndërhyjë në Prokurori e Gjykata.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”, e cilëson këtë nismë të PDK-së ‘mashtrim elektoral’.

Dy krerët e koalicionit parazgjedhor AAK-PSD, Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti, e kanë quajtur të pakuptimtë këtë nismë të Kadri Veselit në prag të zgjedhjeve.

Nisma Socialdemokrate, e udhëhequr nga Fatmir Limaj, nuk do ta përkrahë këtë iniciativë të kreut të PDK-së, duke e quajtur trik elektoral.

Por, partneri në koalicion i Limajt, Behgjet Pacolli, nuk e ka problem që ta nënshkruajë dokumentin e propozuar nga PDK-ja.

Të martën, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka ftuar liderët e partive politike që të nënshkruajmë dokumentin e quajtur-Pakt Kundër Korrrupsionit-.

Por, kjo është refuzuar nga LDK-ja, Vetëvendosja, AAK-ja dhe PSD-ja.