Si parandalohet pabarazia në shoqëri sipas ekonomistit Thomas Piketty?
Ekonomisti Thomas Piketty duke analizuar historinë ekonomike në librin e tij ka nxjerr një teori të përgjithshme të kapitalit dhe të pabarazisë.
Ai shpjegon se historikisht pasuria rritet më shpejt sesa prodhimi ekonomik, të cilin e shpreh sipas formulës r > g (ku r është shkalla e kthimit të kapitalit dhe g është norma e rritjes ekonomike). Kur të gjitha gjërat tjera janë konstante, rritja më e shpejtë ekonomike do të zvogëlojë rëndësinë e pasurisë në një shoqëri, ndërsa rritja më e ngadalshme do ta rrisë atë (dhe ndryshimi demografik që ngadalëson rritjen globale do ta bëjë kapitalin më dominues).
Sipas Piketty, nuk ka forca natyrore që shtyjnë kundër përqendrimit të vazhdueshëm të koncentrimit të pasurisë në duart e nje grupi të vogël të njerëzve.
Vetëm një shpërthim i rritjes së shpejtë ekonomike (nga përparimi teknologjik ose rritja e popullsisë) ose ndërhyrja e qeverisë mund të llogariten për të mbajtur ekonomitë nga kthimi në “kapitalizmin patrimonial” që e ka shqetësuar më herët filizofin Karl Marks.
Piketty mbyll librin duke rekomanduar që qeveritë duhet të ndërhyjnë tani, duke vendosur një taksë globale mbi pasurinë, për të parandaluar pabarazinë e madhe që kontribuon në paqëndrueshmërinë ekonomike ose jostabilitetin politikë në të ardhmen.