Koncepti i arritjes së balancës ndërmjet jetës profesionale dhe asaj personale është një koncept shumë interesant, sepse ai duket se ndikon në krijimin e opinioneve të ndryshme në shoqërinë moderne. Ndërsa disa besojnë se arritja e një balance pozitive ndërmjet jetës profesionale dhe asaj personale është çelësi për të qenë sa më produktiv, për disa të tjerë ky koncept është krejtësisht i ri dhe ndaj të cilit ata nuk kanë kurrëfarë opinioni.
Më poshtë do të njiheni me 7 hapa të cilët do t’ju vijnë në ndihmë:
1. Mësoni të thoni “jo”
Duke qenë se ju mund të jeni një prej punonëjsve më të mirë, atëherë ndihmën tuaj mund ta duan shumë kolegë, supervizorë dhe madje edhe menaxherë. Nëse jeni edhe një person që jeni mësuar të mos thoni kurrë “jo” por të ndihmoni të gjithë ata që ju kërkojnë ndihmë, atëherë pikërisht kjo është edhe një prej pikave tuaja më të dobëta. Ju duhet të mësoni të thoni “jo” sepse në të kundërt do të të stërmundoheni dhe do të stresoheni më kot.
2. Shkoni përtej skedulimit ditor dhe javor të punës suaj
Edhe pse shumë vetë mund të bien dakord me faktin se të pasurit e një axhende ditore apo edhe javore mund t’i vijë shumë në ndihmë dhe të ndikojë në rritjen e produktivitetit dhe në vendosjen e një balance ideale ndërmjet jetës personale dhe asaj profesionale, pikërisht këtu duhet të bëni kujdes sepse një gjë e tillë mund të rezultojë të jetë krejtësisht e kundërta. Në vend të kësaj këshillohet që ju të krijoni një skedulim me fleksibël dhe i cili të mos fokusohet vetëm në punët tuaja gjatë ditës apo edhe gjatë javës, ju duhet të mundoheni të jeni më largpamës.
3. Fikeni kompjuterin në orarin e caktuar
Këshillohet që ditën e punës ta përfundoni në orarin e caktuar, sepse nëse ju rrini qoftë 30 minuta apo edhe një orë më shumë, ajo kurrë nuk do të mbarojë plotësisht. Në vend të kësaj, ajo çka ju bëni është që t’i “hyni në pjësë” kohës së cilës ju mund ta shpenzonit me familjen tuaj. Prandaj fikeni kompjuterin në orarin e caktuar.
4. Një orar fleksibël pune do të ishte ideali
Zbatimi i orareve fleksibël sidomos në ekonomitë e zhvilluara i ka ardhur në ndihmë punonjësve që të arrijnë një balancë ideale ndërmjet jetës së tyre personale dhe asaj profesionale. Prandaj nëse keni mundësi që edhe ju ta praktikoni një gjë të tillë mos humbisni kohë.
5. Mundohuni të jeni sa më energjikë dhe të bëni sa më shumë aktivitet fizik
Aktivitetet fizike janë një prej faktorëve më me ndikim të lartë në vendosjen e një balance ideale ndërmjet jetës suaj personale dhe asaj profesionale. Një gjë e tillë bëhet e mundur sepse edukimi me aktivitet fizik ju ndihmon juve të respektoni oraret dhe të mos i merrni kurrë kohën një aktiviteti të caktuar për t’ia dhënë një tjetri.
6. Duhet të jeni ju që të keni kontroll mbi teknologjinë dhe jo e kundërta
Shpeshherë ne i kushtojmë teknologjisë më shumë rëndësi seç duhet dhe pikërisht ky është një gabim shumë i madh, sepse në këtë moment ajo merr kntrollin mbi jetët tona dhe nuk jemi më ne që e kontrollojmë atë por krejtësisht e kundërta. Nëse ju e përdoni teknologjinë në avantazhin tuaj, atëherë ia keni dalë me sukses kësaj sfide të ditëve të sotme, por nëse është e kundërta atëherë këshillohet që të ndryshoni sa më parë.
7. Sa më pak aktivitete joproduktive
Sipas Prof. Dr. Marylin Puder-York, një numër i madh njerëzish e shpenzojnë kohën e tyre në aktivitete krejtësisht të panevojshme ose i japin më shumë rëndësi gjërave pa pikë rëndësie ndaj atyre që vërtet kanë rëndësi. Prandaj është thelbësore që ju të vlerësoni të gjitha aktivitetet tuaja si ato të jetës profesionale ashtu edhe ato të jetës personale dhe me pas t’i ndani këto të dyja sipas prioriteteve.