Amerikanët Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer e kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonomi falë punës së tyre për zbutjen e varfërisë në botë.
Kjo treshe e krijoi një qasje të re për zvogëlimin e varfërisë, e cila është e mbështetur në eksperimente të hartuara me kujdes të lartë, që japin përgjigje për pyetje specifike të politikave.
Dulfo, profesoreshë në Institutin e Masaqusetsit për Teknologji, është personi më i ri dhe gruaja e dytë që e fiton këtë çmim prestigjioz. Edhe fituesi tjetër, Abhijit Banerjee, është profesor në këtë institut.
Amerikani tjetër, Michael Kremer, punon si profesor në Universitetin e Harvardit. Ai bëri eksperimente në vitet e nëntëdhjeta se si mund të përmirësohen rezultatet në shkollat e Kenisë perëndimore.
“Laureatët e këtij viti e kanë paraqitur një qasje të re për të marrë përgjigje të besueshme lidhur me mënyrat më të mira për ta luftuar varfërinë”, thuhet në njoftimin e Komitetit të Nobelit, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.