Fondacioni kosovar i Mileniumit me marrëveshje me Fondin për Garanci Kreditore

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (Millennium Foundation Kosovo- MFK) i mbështetur nga Korporata e Sifidave të Mileniumnit (Millennium Challenge Corporation – MCC), nënshkruan Marrëveshjen për Zbatim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (Kosovo Credit Guarantee Fund – KCGF), si mekanizëm kryesor në Kosovë që mbështetë qasjen në financa për sektorin privat.

Kjo marrëveshje rregullon bashkëpunimin në mes të dy organizatave për ngritjen e ekspertizës dhe krijimin e Dritares për Kredidhënie për Projekte dhe Garanci për Energji të Ripërtërishme.

Kjo marrëveshje synon të ofrojë mbështetje për qasje në financa për prodhuesit e pavarur të energjisë elektrike që bazohen në burime të ripërtërishme, duke qenë se qasja në financa është identifikuar si një ndër barrierat kryesore që pengon investimet në këtë sektor.

Reklama e sponzorizuar

Projekti që do të zhvillohet përmes kësaj marrëveshjeje do të fokusohet në tri fusha – zhvillimi i kapaciteteve të KCGF; krijimi i një vargu të projekteve që financohen nga sektori bankar; dhe krijimi i kornizave të standardizuara për dokumentacion teknik dhe trajnimi përkatës për bankat dhe rregullatorët në treg.