Korporata Elektroenergjetike e Kosovës ka fituar 76 milionë euro për uljen e ndotjes së ajrit nga termocentrali Kosova B, kanë njoftuar nga KEK-u.
Bëhet fjalë për grantin nga mjetet e Instrumenteve Financiare të BE-së (IPA).
Projekti parasheh zëvendësimin e elektrofiltrave, thuhet faqen zyrtare të KEK-ut, ndërsa shtohet se pas përfundimit të projektit, termocentrali Kosova B do të funksionojë në përputhje me standardet europiane deri më 2021.
Pritet që implementimi i projektit do të nisë brenda gjashtë muajsh, është shprehur drejtori i Kosovës B, Luigj Imeri.
Gjatë dhjetë vjetëve të fundit KEK-u ka investuar rreth 60 milionë euro për avancimin e mjedisit jetësor përmes zëvendësimit të elektrofiltrave në dy termocentralet tashmë të vjetruara, Kosova A dhe Kosova B, që prodhojnë gati 98 për qind të energjisë së prodhuar në Kosovë, përcjell Koha.net.