Në dhjetor fillon aplikimi i ligjit të ri për pagat. E ankesat lidhur me këtë ligj, veç sa janë shtuar.
Sipas institucionit të Avokatit të Popullit, janë edhe 15 sindikata e grupe të punëtorëve të sektorit publik që kanë parashtruar ankesa lidhur me ligjin, raporton KTV.
Më tutje, Jashari thotë se ankesat më të shpeshta kanë të bëjnë me diskriminimin që ka bërë ky ligj.
Avokati i Popullit po ashtu njofton se ende nuk ka kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me ligjin e ri për pagat.
Sipas tij, ata kanë një afat prej gjashtë muajsh, pas zbatimit të ligjit, për të bërë një gjë të tillë.
E, në anën tjetër, në rast se nuk zgjidhet asgjë, kjo mund të çojë edhe në greva në institucione të ndryshme.
Pakoja e Ligjit të Pagave u miratua në shkurt të vitit 2018, krejt në heshtje nga Presidenti i Kosovës.
Ndërkaq, zbatimi i tij fillon nëntë muaj pas publikimit në gazetën zyrtare.