Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka prezantuar pamjet e para të projektit të Autostradës së Dukagjinit, ndërtimi i së cilës pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 1 miliard euro bashkë me shpronësime.
Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka thënë se ky projekt është realitet dhe jo premtim elektoral.
Ky projekt është një nga temat më të diskutuara në fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit. Kundër këtij projekti ishin deklaruar të gjitha partitë, duke përfshirë edhe Partinë Socialdemokrate që tash është në koalicion parazgjedhor me AAK’në.