Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresave hedh poshtë kërkesën e Nisma-AKR-së për mos procedim të votave të ardhura me postë nga Serbia.
PZAP ka bërë të ditur se ka hedhur poshtë kërkesën e koalicionit Nisma-AKR-PD, në të cilën kërkoje që të anulohen fletëvotimet e ardhura nga Serbia përmes postës, transmeton KTV.
Në kërkesën e parashtruar nga ky koalicion, thuhej se Divisioni i Shërbimit të Votave ka vepruar në kundërshtim me neni 4.3 dhe 4.4 të rregullit zgjedhor, pasi ka pranuar dërgesa postare në mënyrë të grumbulluara (paketë), gjë që konsiderohet se të gjitha këto vota janë plotësuar në një lokacion në Serbi.
Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga PZAP.