Rinumërohen 469 prej 530 vendvotimeve

Në QNR janë rinumëruar 469 vendvotime.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

“Janë rinumëruar 469 vendvotime apo rreth 87% e 530 vendvotimeve të parapara për rinumërim. Pra, kanë mbetur edhe 61 vendvotime për tu rinumëruar plotësisht”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Elezi shtoi se ky proces pritet të përmbyllet deri në përfundim të ditës së sotme.