Një raport i ri botëror i pasurisë ka nxjerrë në pah pabarazitë e ashpra në Gjermani dhe zbuloi numrin e milionerëve.
Raporti vjetor i pasurisë globale të “Credit Suisse” zbuloi se, numri i milionerëve në të gjithë botën u rrit në afro 47 milionë vitin e kaluar dhe ata tani zotërojnë afër gjysmën e pasurisë së botës.Shtetet e Bashkuara ende udhëheqin botën në numrin e përgjithshëm të milionerëve. SHBA shtoi 675,000 milionerë të rinj gjatë vitit të kaluar, duke e çuar totalin e saj në 18.6 milionë, shkruan “The Local”.
Në Gjermani numri është shumë më i vogël, megjithëse numri i milionerëve në vend është rritur me 95.7 përqind midis 2010 dhe 2019, përcjell albinfo.ch.
Gjermania tani ka 2.2 milionë milionerë, që është e barabartë me 16% të numrit të përgjithshëm nga Evropa.“Credit Suisse” raportoi se Gjermania renditet në vendin e katërt në botë sipas pasurisë totale, pas Japonisë dhe përpara Britanisë së Madhe. Për sa i përket pasurisë për të rritur, ajo është në vendin e 19-të përkrah Italisë dhe Tajvanit, përcjell tutje albinfo.ch.
Sidoqoftë, studimi nxori në pah pabarazi të ashpra në Gjermani në krahasim me vendet e tjera evropiane.Autorët besojnë se një përqind e popullsisë në Gjermani zotëron rreth 30 përqind të pasurisë.
“Pabarazia e pasurisë është më e lartë në Gjermani sesa në vendet e tjera kryesore të Evropës Perëndimore,” thuhet në raport. Ekziston gjithashtu një numër i lartë i njerëzve në Gjermani me një pjesë të ulët të pasurisë. Kjo përfshin si para dhe asete të tjera, siç janë pasuritë e paluajtshme.
“Përqindja e të rriturve në Gjermani me pasuri më të vogël se 10,000 dollarë është 41 përqind, ndërsa në pjesën më të lartë, përqindja me asete mbi 100,000 dollarë është pothuajse katërfishi i shifrës globale”, thuhet në raport. “Në përgjithësi, Gjermania ka 2.2 milionë milionerë, që është e barabartë me 16 përqind të numrit të përgjithshëm nga Evropa”.Sipas renditjes për pasuri për një të rritur, Zvicra del në krye (564,650 dollarë) e ndjekur nga Hong Kongu (489,260 dollarë) dhe Shtetet e Bashkuara (432.370 dollarë).
Ndërkohë, shifra mesatare e pasurisë në Gjermani është në 35,313 dollarë. Pasuria mesatare është shuma që ndan shpërndarjen e pasurisë në dy grupe të barabarta: gjysma e të rriturve kanë pasuri mbi mesataren, dhe gjysmën tjetër më pak.