Shteti i Kosovës në muajt në vazhdim pritet të përballet me tri arbitrazhe ndërkombëtare nga të cilat buxheti mund të dëmtohet për 150 milionë euro, përcjell Buletini Ekonomik.
Në mesin e paditësve është hiq më pak sesa biznesmeni dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme t5ë Kosovës, Behxhet Pacolli.
Kompania e tij “MabCo Sontructions” ka paditur Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë, për rastin e hotelit Grand.
“Kompania e Pacollit po kërkon nga shteti i Kosovës 6 milionë euro”, ka thënë në Debat Plus ministri në detyrë i ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Padia e kompanisë në pronësi të Pacollit ka të bëjë me rastin e Hotel Grandit, të cilin Pacolli e kishte blerë e më pas i ishte anuluar ky privatizim.
Kjo temë ka qenë një ndër më të komentuarat në vitet e fundit në Kosovë, sa i përket skandaleve të privatizimit në vend. /Buletini Ekonomik/