Të paktën 72 263 migrantë dhe refugjatë të parregullt arritën në Europë përmes detit në nëntë muajt e parë të vitit 2019, bëri të ditur sot Agjencia e Migracionit e OKB-së.
Sipas raportit të lëshuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), 1 041 prej tyre humbën jetën në det.
Gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, afër 84 345 refugjatë dhe migrantë ishin në gjendje të arrinin në Evropë përmes Detit Mesdhe, ndërsa 1 890 prej tyre u mbytën në det.
Këtë vit, 39 155 migrantë dhe refugjatë të parregullt mbërritën në Greqi, më shumë se gjysma e mbërritjeve të përgjithshme.
“Këto arritje, brenda nëntë muajve të vitit 2019, janë më shumë se dy nga gjashtë vitet e fundit”, thuhet në raport.
Në rrugën Mesdhetare Lindore, numri i vdekjeve raportohet të ketë arritur 66 në vitin 2019. Në rrugën perëndimore, Spanja pranoi 17 405 migrantë dhe refugjatë të parregullt.
Numri i vdekjeve të raportuara në rrugën e Mesdheut Perëndimor ishte 315, krahasuar me 511 në vitin 2018.
Sipas raportit të IOM-it, rreth 8 000 migrantë deri tani kanë hyrë në Itali këtë vit. Rreth 21 100 migrantë hynë në vend gjatë periudhës së njëjtë në vitin 2018.
Malta pranoi mbi 2 800 refugjatë dhe migrantë këtë vit, duke spikatur nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar e cila pati 714 ardhje.
Vdekjet në rrugën mesdhetare qendrore u ulën në 660 në vitin 2019, krahasuar me 1 261 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.