Xhemajli paralajmëron qeverinë e re se nuk do ta ketë lehtë në përballjet me PDK-në

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bajrush Xhemajli, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë më të mirat që janë mbajtur deri më tani në Kosovë.

Ai ka vlerësuar se rinumërimi i qindra vendvotimeve nuk e cenon procesin zgjedhor.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Xhemajli ka paralajmëruar se PDK-ja do të bëjë opozitë të fuqishme.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, qeveria e re nuk do ta ketë të lehtë përballjen me PDK-në.

Xhemajli ka thënë se propaganda e opozitës, koalicioni PAN dhe qëndrimi i gjatë në qeverisje kanë qenë faktorët që kanë penalizuar PDK-në në zgjedhjet e 6 tetorit.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk janë ndarë keq me vota, pasi që kanë më shumë se në dy palë zgjedhjet e fundit.