Kategoria me fitimet më të mëdha në fushën e artit e të kulturës pa dyshim janë këngëtarët, mirëpo përkundër kësaj ata vazhdimisht po iu ikin obligimeve të shtetit, siç është tatimi, përcjell Buletini Ekonomik.
Njëri nga ish-menaxherët e disa këngëtarëve, Drin Zatriqi ka dalë hapur me një status në rrjetin e tij social, Facebook, duke thënë se me qeverinë e re duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës, pasi sipas tij tani industria e muzikës është milionëshe dhe të njëjtit duhet të paguajnë tatime ose në të kundërtën të dënohen me dënime të majme.
Më poshtë statusi i plotë i Zatriqit:
“Me qeverine e re duhet te rregullohet edhe tatimi i estradës, tashme industria e muzikes eshte milioneshe, dhe cmimet nga 100 deri ne 10.000 e 15.000 euro e me shume per koncert duhet te paguajne tatime, ne te kunderten duhet te denohen me denime te majme, dhe konfiskim te pasaportave , nese ju ikin atyre si deri me tani! Si neper klube te nates poashtu edhe ne darsma dhe cdo paraqitje tjeter me pagese!
Çmimet per disa artiste per koncert:
Tayna 8.000 – 12.000 euro
Ledri Vula 8.000- 10.000 euro
Capital T 6.000 – 8.000 euro
Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro
Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro
Dhurata Dora 6.000-7.000 euro
Noizy 6.000 – 8.000 euro
Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro
PINT 4.000 – 6.000 euro Meda: 6.000 – 7.000 euro
Labi – 5.000 euro
Sinani – 5.000 euro
Dani – 5.000 euro
Fero 3.000 – 4.000 euro
Rina 3.000 – 4.000 euro Gjiko 3.000 – 4.000 euro
Mesatarisht artistet me te paguar fitojne mbi 500.000 euro ne vit ! Numri i koncerteve nxirret lehte pasi qe flyerat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vet artistet, kurse neper darsma duhet metode tjeter me i identifiku performancat…
Sqarim: cmimet jane edhe me te larta tek disa prej artisteve, mirepo per hire te korrektesise mos me i hy ne hak askujt i kom pasqyru me mesatare!” ka shkruar tutje Zatriqi. /Buletini Ekonomik/