Aleanca Kosovare e Bizneseve ka prezantuar rezultatet e pjesës së parë të hulumtimit “Vlerësimi i nevojave të tregut të Punës”.
Sipas këtij hulumtimi në Kosovës nga viti 2012 deri në vitin 2018 janë punësuar vetëm 42 mijë persona, raporton Koha Ditore.
Ndërkohë që në bazë të krahasimit të vitit 2017 me atë 2018, thuhet se në këtë të fundit ka rreth 12 mijë më pak të punësuar.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini i cili i ka prezantuar rezultatet e hulumtimit, ka thënë se punësimi mbetet një ndër sfidat më të mëdha që ka shteti i Kosovës.
Në prezantimin e këtyre rezultateve ka marr pjesë edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, i cili ka thënë se punëtorët më të mirë dhe intelektuelat e vendit janë duke u larguar në perëndim.