Ambasadori Heldt fton të rinjtë të fokusohen në punë dhe trajnime profesionale

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt i ka ftuar të rinjtë e vendit që të fokusohen në punë dhe trajnime profesionale, pasi sipas tij kjo do t’u siguronte një të ardhme të qëndrueshme.

Ambasadori Heldt këto fjalë i ka thënë në ceremoninë e cetifikimit të pjesëmarrësve nga aktivitetet “Opportunity scouting” dhe “Skema e praktikës në punë në sektorin e shitjes me pakicë”.

Ai më tutje shtoi se orientimi i të rinjëve në punën profesionale do të parandalonte largimin e të rinjve nga vendi, si dhe do sillte investitorë të huaj në në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Kurse Festina Musliu, pjesëmarrëse në këtë projekt, ka thënë se pas kësaj përvoje, të rinjtë kanë qenë më të motivuar dhe kanë pasur mundësi praktikë dhe pune.

“Më ka motivu dhe më ka mundësu me pasë karrierë më të mirë. Pas këtij projekti kemi pasur mundësi të shkojmë në punë dhe praktikë.”, është shprehur Musliu./Buletini Ekonomik/