Zyra e Bankës Botërore në Kosovë thotë se më shumë se 600 shkolla, apo rreth gjysma e shkollave në Kosovë, kanë bërë përmirësime në vitet e kaluara në saje të granteve nga projektet e financuara nga Banka Botërore, që kanë synuar përmirësimin dhe modernizimin e arsimit në Kosovë.
një postimi të kësaj zyre në Facebook, projektet kanë pasur për qëllim rritjen e regjistrimeve në shkollë, rritjen e vijimit dhe të numrit të nxënësve që vazhdojnë arsimin.
Po ashtu, edhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimmarrjes. Nga këto projekte kanë përfituar më shumë se 300,000 nxënës.