Banka Qendrore e Kosovës fton të gjithë opinionin që të mos bien pre e informacioneve të publikuara në rrjetet sociale në lidhje me shitblerjen bankës TEB sh.a nga biznesmenët rusë.
“Në BQK nuk ka pasur asnjëherë kërkesë për ndërrim të pronësisë së kapitalit aksionar të kësaj banke, e cila që nga fillimi është nën pronësi të BNP Paribas Fortis Yatırımlar Holding A.Ş. dhe Çolakoğlu Group Joint Venture. Banka TEB së bashku me bankat tjera që janë të licencuara, kanë luajtur dhe po luajnë rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një sistemi financiar të sigurt dhe të shëndoshë, i cili ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit dhe nxitjen e investimeve të jashtme, veçanërisht në sektorin financiar”, thuhet në komunikaten e BQK-së.