BQK refuzon kërkesën e “Merakli t’kerreve” për anulimin e vendimit në sigurime

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka refuzuar kërkesën e grupit “Merakli t’kerreve” për anulimin ose “pezullimin e menjëhershëm, ose të përkohshëm të vendimit për rritje prej 26.6 për qind të sigurimit për vetura”.

Lajmin për Buletinin Ekonomik e ka konfirmuar Agan Hajdarhoxha, përfaqësues i grupit “Merakli t’kerreve”.

Ndërkohë ai ka thënë se pesë kërkesat tjera janë përfillur nga ky institucion.

Reklama e sponzorizuar

“Për veprimet e ardhshme do t’ju njoftojmë pasi grupi është i angazhuar në dërgimin e ndihmave në Shqipëri pas termetit. Javën tjetër do të mblidhemi dhe do të shohihim se si do të veprojmë.

Pas protestës së organizuar nga ky grup, organizatorët dorëzuan gjashtë kërkesa në BQK, e para prej të cilave ishte anulimi i vendimit për rritje 26 për qind të sigurimit për vetura. /Buletini Ekonomik/

Kërkesat e qytetarëve:

I nderuari Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, z. Fehmi Mehmeti!

Në emër të komunitetit të “Marakli t’kerreve”, një grup ky me mijëra anëtarë në rrjetin social Facebook, dhe më shumë se 100 mijë qytetarëve që ne pretendojmë se i përfaqësojmë, po ua dërgojmë, të protokolluara, kërkesat tona, për të cilat u dakorduam në takimin që patëm më 22 nëntor 2019.

Atë ditë, ju na thatë se do të na i ktheni përgjigjet tuaja, në kërkesat tona brenda 3 dite, ndërsa që ne jemi pajtuar që ky afat të shtyhet edhe për dy ditë, deri të premten e 29 nëntorit 2019.

Kërkesat janë si më poshtë:

1. Pezullimi i menjëhershëm, ose i përkohshëm i vendimit për rritje prej 26.6 për qind

2. Shqyrtimi i vendimit të ri së bashku me ne, si përfaqësues të qytetarëve, por edhe me pjesëmarrjen e akterëve tjerë të përfshirë në këtë çështje.

3. Zhvillimi i një ankete/hulumtimi me qytetarë në lidhje me çmimin e sigurimeve (anketa/hulumtimi të bëhet bashkë me ne, pra, grupi ynë “Marakli t’kerreve” të jetë i përfshirë në këtë projekt.

4. Grupi ynë të jetë i pranishëm në diskutimet mes BQK-së dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

5. Marrëveshja e re të bëhet duke pas, në plan të parë, interesin e qytetarëve e jo të kompanive të sigurimit.

6. Vendimi i ri të merret në mënyrë transparente, duke informuar paraprakisht qytetarët, mediet dhe neve si grup/organizatorë të protestës”.