Ndaj rritjes prej 30 për qind të çmimit të sigurimit të veturave nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka reaguar njohësi i sigurimeve, Besnik Nikçi.
Ai ka thënë se ky vendim e bën Kosovën të parën në rajon për çmimin e sigurimit të veturave.
Por Nikçi ka analizuar edhe bazën ligjore të këtij vendimi. Sipas tij, me ketë rast BQK ka shkelur nenin 8 të Ligjit nr 04/L-018për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.
“Për më tepër, sipas dispozitës së Nenit 8 të Ligjit nr 04/L-018, BQK as që ka mandat të përcaktojë prim unik të sigurimit – por vetëm të bëjë mbikëqyrjen e primeve të sigurimit të kalkuluar nga secila kompani e sigurimit veç e veç, dhe të intervenojë në afatin prej 30-ditësh nëse konstaton dhe ka vërejtje në përllogaritjen e një primi meritor”, ka shkruar Nikçi në rrjetin e tij social facebook. /Buletini Ekonomik/