Niveli i çmimeve për mallërat dhe shërbimet ndryshon nga vendi në vend në Bashkimin Europian dhe në Ballkan. Në vitin 2017, Shqipëria ishte e katërta ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe ato kandidate për tu anëtarësuar në BE për sa i përket niveleve të ulëta të çmimeve.
Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat, Shqipëria është 15% më e lirë se mesatarja e Bashkimit Europian, por më e shtrenjtë se Maqedonia, Bullgaria dhe Turqia.
Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, niveli i çmimeve në Shqipëri është më i ulët se në Kosovë, ku sipas të dhënave të Eurostat, çmimet janë vetëm 5% më lirë se mesatarja europiane, në Serbi rreth 10% më lirë dhe në Bosnjë rreth 14% më lirë. /Buletini Ekonomik/