Një person është gjetur i vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova”. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai ka thënë se personi është gjetur i vdekur mbrëmë në kilometrin e dhjetë të rrugës Vermicë-Prizren, në automjetin e tij të parkuar skaj rrugës.
“Mbrëmë rreth orës 19:15 është gjetur nga policia një trup i pajetë në një veturë, në kilometrin e dhjetë të autostradës ‘Ibrahim Rugova’ nga Vërmica në drejtim të Prizrenit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rastin jemi duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë”, ka thënë Osmanollaj.