Gjysma e kosovarëve pa llogari bankare

Vetëm 52 % e njerëzve të rritur në Kosovë kanë llogari bankare, më pak se mesatarja globale që është 69%, dhe më pak se mesatarja për vendet në zhvillim që është 63 %, sipas raportit Global Findex 2017.

Në vendet me të ardhura të larta llogari bankare kanë 94% e të rriturve.

Mirërpo GlobalFindex po ashtu ka gjetur se telefonat mobil dhe interneti po rrisin globalisht qasjen në shërbime financiare. Fuqia transformuese e teknologjisë financiare mund t’i afrojë shërbimet financiare te më shumë njerëz. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar