Gratë në Kosovë kanë të hyra më të ulëta se burrat

Gratë, sipas niveleve të edukimit, sa i përkët punësimit  12 mujor kanë të hyra më të ulëta në krahasim me burrat.

Në raportin me titull “Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare 2017”, thuhet se sipas niveleve të edukimit, gratë kanë të hyra më të ulëta në krahasim me burrat.

Shkaku se pse gratë kanë të hyra më të ulëta së burrat,  nuk kanë të bëjë me aspektin gjinor , por me vëllimin e ndryshëm të punëve.

Reklama e sponzorizuar

“Sa i përket punësiëmit 12 mujor, femrat kanë të hyra më të ulëta në krahasim me meshkujt sidomos vërehet te femrat me edukim fillor dhe të mesëm. Shpjegim mund të jetë vëllimi i ndryshëm i punëve sesa pagat e padrejta.”, thuhet në këtë raport të publikur ne Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Por, sipas këtij raporti, femrat dhe meshkujt kanë të hyra të barabarta si mesatare individuale në periudhën prej 12 muajsh./Buletini Ekonomik/