Guvernatori i BQK-së fton në takim organizatorët e protestës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i ka ftuar në takim organizatorët e protestës kundër vendimit për rritjen e çmimit të sigurimit për vetura.

Kjo pasi nën organizimin e “Merakli t’kerreve” është protestuar sot kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e çmimit për 26 për-qind, njofton Klan Kosova.

Protestuesit kanë kërkuar që të kthehet vendimi i mëhershëm për sigurimin e veturave, pas që sipas tyre, ky i tanishmi është papërballueshëm për qytetarët.

Reklama e sponzorizuar