Komuna e Prishtinës ka hapur konkurs për ndarjen e 120 bursave për studentë të universiteteve publike në Kosovë, për vitin akademik 2019-2020.
Përmes një njoftimi në facebook, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se afati për aplikim është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit.
“Komuna e Prishtinës ndanë 120 bursa për studentët që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, për vitin akademik 2019 /2020.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik. Aplikacioni i kërkesës merret dhe i plotësuar dorëzohet në sportelet e katit përdhes të Komunës së Prishtinës (ndërtesa e vjetër), çdo ditë pune prej orës 10:00 deri 15:00.”, thuhet në njoftimin e Komunë së Prishtinës.