MAPL-ja jep 66 mijë euro për restaurimin e shtëpisë së Zharkoviqit në veri të Mitrovicës

Llazar Zharkoviq ishte një pasanik serb, i cili njihet për ndërtimin e hotelit të parë në Mitrovicë “Jadran”, në vitin 1928, për ndërtimin e centralit elektrik, një mulli elektrik të kapacitetit të lartë, tjegulloren, si dhe një kompleks të ndërtesave në Zveçan dhe në Stantërg. Shtëpia e tij në veri të Mitrovicës do të rinovohet deri më 24 dhjetor dhe do ta ruajë në tërësi pamjen që kishte, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Mitrovicë. Një shtëpi e njërit prej pasanikëve më të mëdhenj serbë të viteve të 20-ta në Mitrovicë do të restaurohet dhe do të rinovohet me mjetet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Kjo ministri ka ndarë 66 mijë euro për kryerjen e punëve, të cilat kanë filluar shumë kohë më përpara dhe që pritet të përfundojnë deri me 24 dhjetor.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilin e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, shtëpia e pasanikut serb Llazar Zharkoviq është ndërtesa më e vjetër e ndërtuar në veri të Mitrovicës.

Reklama e sponzorizuar