Është bërë e ditur se nga janari i këtij viti, deri tani në Shqipëri janë kthyer 10 mijë e 580 qytetarë shqiptarë që kanë shkelur rregullat e qëndrimit pa vizë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Përkundër gjithë kësaj, me gjithë ashpërsimin e kontrolleve dhe rregullave qoftë në Shqipëri, qoftë ne Evropë, asgjë nuk i ndal ata më këmbëngulësit që të largohen nga vendi me mënyra nga më të ndryshmet, qoftë edhe shumë të rrezikshme, raporton tch.
Të dhënave tregojnë se mesatarisht 4 shqiptarë çdo ditë kanë tentuar të largohen nga Shqipëria ilegalisht dhe janë kapur nga policia kufitare, shifrat tregojnë se nga janari 2019 deri në tetor 2019 janë ndaluar në kufi 1233 shtetas shqiptarë që po largoheshin ose përmes kufirit të gjelbër ose me dokumente të falsifikuara, përcjell albinfo.ch.