Është nxjerrë edhe viktima e tretë tek ndërtesa 6 katëshe e rrënuar nga tërmeti në lagjen 18 në Durrës, raporton KTV.
Deri tash, raportohet të jenë 40 të vdekur.
Deri tash janë raportuar edhe 650 të lënduar me plagë të lehta apo të rënda.
Ndërkohë, ka ende persona nën rrënoja, edhe pse askush nuk mund të thotë një shifër të saktë sesa prej tyre janë nën rrënojat e pallateve dhe godinave të tjera të shkatërruara plotësisht.
Mëngjesin e djeshëm, Edi Rama ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë ku ka thënë se në këto momente është e nevojshme ndihma financiare dhe jo materiale, raporton Koha.net.
Rama ka shtuar se do të ketë transparencë për çdo qindarkë që do të jepet.
Mbrëmë është gjetur edhe një trup i pajetë në Thumanë.
Top Channel raporton se Anthy Cara, 68 vjeçe është gjetur në mesnatë në Thumanë.
Para saj u gjetën edhe Almir Cara, e fejuara e tij Stela dhe një fëmijë që mbante mbiemrin Vata. Almir Cara u gjet me fëmijën e mbërthyer pas vetes në tentative për të dalë nga banesa.
Ndërkaq, raportohet se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar për sot, për të vazhduar nesër në mëngjes.