Pamjet apokaliptike janë ato që shfaqen në Thumanë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë, që tronditi vendin.
Raportohet se kanë mbetur të vdekur 15 persona, ndërkohë që raportohet se ende ka shumë persona nën rrënoja.
Viktimat janë nxjerrë nga rrënojat në zonën e Thumanës, në Durrës, dhe në Kurbin. Ndërkohë që po punohet ende për të nxjerrë qytetarë të tjerë nga rrënojat, çka bën që numri i viktimave të rritet në orët në vijim.