Protestojnë punëtorët teknikë, kërkojnë pagë 350 euro

Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës dhe kryetarët e disa shoqatave kanë vendosur për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat nga dita e sotme.

Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i Ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga jo më pak se 350 euro.

Reklama e sponzorizuar

Sot dhe nesër protestojnë punëtorët teknikë të Qendrës Studentore, punëtorët teknikë të disa shkollave që menaxhohen nga Komuna e Prishtinës, punëtorë teknikë të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve, si dhe punëtorët teknikë të disa shkollave në Gjilan.

Greva fillon nga ora 10:00 dhe mbahet deri në ora 11:00, ku punëtorët do të ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. /Kp/