Punëtorët e Ministrisë së Kulturës edhe sot kanë protestuar, kështu duke hyrë në ditën e pestë të protestës për të kundërshtuar zhvendosjen nga objekti ku aktualisht gjendet ky digaster.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Ministrisë së Kulturës, Labinot Berisha tha se tani në objekt është ndalur ngrohja dhe nuk janë pastruar zyret e MKRS-së nga mbeturinat. Këtë veprim Berisha po e quan si presion psikologjik për tu dorëzuar.
Megjithkëtë punëtorët e kësaj ministrie po e kundështojnë vendimin e Qeverisë për largimin e tyre dhe vendosjen e presidencës në këtë ndërtesë.
“Mbi 2/3 e zyrtarëve publikë punonjës në këtë institucion kanë nënshkruar peticionin me kërkesat e qarta që nuk dëshirojnë të bartën në objekt privat ku MKRS do të paguante nga kodi mallra dhe sherbime faturën mujore të qirasë 45 mijë euro. Ky vendim do të vështirësoj funksionimin normal të politikave sektoriale të kësaj Ministrie dhe do të nxjerrte të dështuar zyrtarët në përmbushjen e objektivave specifike që kërkohen nga plani i veprimit vjetor në sektoret që menaxhojnë”, u shpreh Berisha.
Sipas kryesindikalistit të punëtorëve të MKRS-së, në këtë rast Qeveria e Kosovës ka dy opsione të mundshme: Të pezullojë ose të anulojë krejtësisht vendimin për zhvendosje të MKRS.
Berisha tha se nëse qeveria nuk e pezullon ose e anulon vendimin kjo ministri do të bojkotojë punën.
“Në të kundërten ne nuk do te ndalim protestat tona duke ndërmarr veprime te bojkotit të punes kjo nuk dëshirojmë te ndodhë në këtë fazë sepse do të krijonte një gjendje kritike të funksioneve vitale të MKRS dhe do të hendikepon ose paralizon programe të ndryshme në implementim. Për më keq nëse vije deri te bojkoti i punëve në këtë përiudhe të vitit fiskal rrezikohen mjetet aktuale të shkojnë në deficit dhe për këtë duhet të ishin përgjegjës Qeveria e Kosovës, Ministria e Administratës Publike (MAP) dhe lidershipi i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS)”, u shpreh Berisha për rtv21.
Presidenca e Kosovës pritet që të vendosët në objektin e aktual të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe asaj të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që gjendet në sheshin “Nëna Terezë”, brenda 12-15 muaj.
Kostoja e planifikuar për renovimin e kësaj ndërtesë është rreth 5 milionë euro theksoi sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha. Ai shtoi se Ministria e Kulturës dhe ajo e Bujqësisë do të kalojnë në një objekt afarist në Prishtinë, siç njihet ndërtesa e ish-Ramiz Sadikut.
Aktualisht, Presidenca funksion në kuadër të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Por këto hapësira të presidencës, pas kalimit të saj në objekt të ri, do të ndahen për deputet dhe administratë, bëri të ditur sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.