Nga dita e martë e punëtorët teknikë të disa shkollave dhe të Universitetit të Prishtinës, do të protestojnë me kërkesën për rritje të pagave prej 350 euro nga janari i vitit të ardhshëm.
Kështu vendosën udhëheqësit e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do mirët vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat, transmeton kp.
Jusuf Azemi kryetar i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, tha paga duhet të jetë 350 euro nga janari i vitit 2020, përndryshe nuk do të ketë asnjë shërbim nga punonjësit e kompanive private.
Ai njoftoi edhe për një vendim të komunës së Prishtinës që është në favor të këtyre punëtorëve.