Qeveria “Haradinaj” shteron rezervat shtetërore

Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, hiç më pakë se 4 milionë e  642 mijë euro, nga 4,8 milionë euro sa është fondi rezervë, janë shpenzuar për qëllime e projekte të ndryshme nga Qeveria “Haradinaj”.

Mjetet në fjalë janë ndarë me vendim të Qeverisë së Kosovës pa iu nënshtruar fare procedurave te prokurimit, ashtu siç parashihet edhe me ligj, raporton “Front Online”

Sipas listës së siguruar nga “Front Online” shihet se me 180 mijë euro është mbështetur realizimi i filmit “Lojë Jete”, me 35 mijë euro është përkrahur  fushata ,,Made in Kosova” e realizuar nga Klubi i Prodhuesve te Kosovës, 115 mijë euro për punën e Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror,..etj.

Reklama e sponzorizuar