Me kërkesë të ministrit në detyrë të Financave (MF), Bedri Hamza, të martën do të mblidhet ekzekutivi i vendit.
Lajmin për EO, e ka konfirmuar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
“Mbledhja është kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, për rirregullim dhe rialokimi i mjeteve që është obligim ligjor në fundvit për me mundësua funksionimin e të gjithë sektorëve, pra pagave dhe besoj që do të ketë nesër”.
Ai ka thënë se pavarësisht vonesave të formimit të institucioneve të reja, nuk do të ketë rrezikim të funksionimit në aspektin buxhetor.
“Shteti funksionon dhe nuk ka kurrfarë rrezikimi. Sepse demokracia në Kosovë është e avancuar. Prej rastin të dorëheqjes sime, shpërbërja e parlamentit, të gjitha këto janë procese të parapara me ligj”.