114,280,63 euro, kabinetit të kryeministrit në shkuarje Ramush Haradinajt, përfshirë edhe vet atë, i kanë shkuar në aviobileta.
Në pasqyrën e siguruar nga “Koha Ditore”, ku figurojnë të gjitha shpenzimet e kabinetit të tij, del që Haradinaj, është shpenzuesi më i madh.
Haradinaj për bileta ka shpenzuar 25,197,56.
Pason Avni Arifi, i cili për aviobileta ka shpenzuar 16,104.70.
Pas tij, një shumë prej 11,867.27 e ka shpenzuar Erolld Belegu.
Shuma të mëdha kanë shpenzuar edhe Meliza Haradinaj-Stublla, Gani Demaj, Alban Dermaku, Jahja Lluka, Albena Reshitaj, Albulena Gjinaj, Pranvera Dobruna, Arben Shabani, Donjeta Gashi, Gazmend Arifi, Selim Selimi, Labinot Smajlaj, Serbeze Osmani, Diana Rugova e Leutrim Likaj.