Sa mund t’i përballojnë kosovarët ‘shpenzimet e papritura’?

Gjysma e qytetarëve  të vendit nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim të papritur në vlerë prej  500 eurove, përmes burimeve vetanake.

Kështu thuhet në raportin “Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare 2017”, të publikuar në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

“Rreth gjysma e ekonomive familjare në Kosovë gjatë vitit 2017 kanë deklaruar se nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një shpenzim të papritur prej 500 €.”, thuhet në raport.

Reklama e sponzorizuar

Te ekonomitë familjare që një herë nuk kanë mundur të përballojnë pagesat është vërejtur rritje prej rreth 8 përqind në vitin 2017, në krahasim me vitin 2016.

“ Gjatë vitit 2016, 45 përqind e ekonomive familjare dy herë ose më shumë nuk kanë mundur të përballojnë pagesat, ndërsa në vitin 2017 është vërejtur një rënie e vogël prej rreth 2 përqind.”, tregojnë të gjeturat e raportit./Buletini Ekonomik/